Ambasadori i Serbisë në Sofje, Zhellko Joviq ka vizituar në spial Lulzim Sulejmanin, i cili është me shtetësi të Serbisë dhe i cili i ka mbijetuar tragjedisë në Bullgari.
“Edhe përkundër lëndimit, ai ka ndihmuar evakuimin e udhëtarëve! Ndjehet mirë, do ta vizitojmë rregullisht, thuhet në njoftimin e ambasadës, e publikuar në tuiter.