“ Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën erdhën në ministrinë për sistem politik në Shkup, në kabinetin tim, me kërkesën e tyre, që ta takojnë z Ali Ahmeti për ta kërkuar mbështetjen e tij për Tetovën dhe Zhelinën.
Këto takime nuk janë armiqësore dhe nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe midis partive tona politike, këtë e presin qytetarë tanë.
Fundja, po deshën dëshmi elektronike nga ky takim gati dy orësh, ua mundësojmë lehtësisht dhe menjëherë”, shkruan Artan Grubi.