“Nuk mund ta ndaloni këtë valë të energjisë pozitive dhe besimin në shtetin tonë dhe në veten tonë. Populli është i vetëdijshëm për realitetin dhe e di se ajo është rruga e vetme për të ecur para. Të respektohemi ndërmjet vete, të kujdesemi njëri për tjetrin, të jemi kujdestarë të të afërmve tanë sepse ardhmëria e tyre është edhe ardhmëria jonë. Ajo është filozofia ime politike me të cilën planifikoj të ec para”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin qendror në Shkup.
Ai shtoi se nuk ka Maqedoni të majtë, as Maqedoni të djathtë, ka një Maqedoni të përbashkët. Nuk ka Maqedoni të LSDM-së dhe të VMRO-së, ka vetëm një Maqedoni të përbashkët.
“Nuk ka Maqedoni të ndarë në bazë etnike dhe fetare, por, ajo është e përbashkët, një Maqedoni. Nuk ka Maqedoni tonën dhe tuajën. Ka Maqedoni të përbashkët. Nuk ka Maqedoni liberale, konservatore, progresive dhe të kthyer pas. Ka Maqedoni të përbashkët”, tha Mickoski./TV21