Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy persona në rrugën “Osma” në Manastir, përcjell Alsat. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur heroinë.
– Advertisements –
“Është privuar nga liria V.U. (33) dhe M.K. (31), të dy nga Manastiri, pasi tek ta janë gjetur dhe konfiskuar nëntë paketime të heroinës”, theksojnë nga MPB.