Testimi i nxënësve për koronavirus do të filloj të martën. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se skriningu në Shkup do të realizohet vetëm në shkolla të mesme apo 9 prej tyre, ku pritet të përfshihen 258 nxënës. Në qytete të tjera, skriningu do të realizohet edhe në shkolla fillore.
– Advertisements –
Testimi i nxënësve do të kryhet në hapësirën e përcaktuar nga shkolla dhe do të zgjas më pak se një minutë. I njëjti është i sigurt, pa dhimbje, me marrjen e brisit në fyt dhe hundë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përmes skriningut do të merren të dhëna të sakta për transmetimin e Covid 19 nëpër shkolla si dhe identifikimin e rasteve asimptomatike te shkollarët fillor dhe të mesëm.
Në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” do të testohen 40 nxënës kundrejt 45 sa ishte numri i dorëzuar nga Shëndetësia.
Konkretisht, në shkollën tonë kemi 40 nxënës të cilët do ti nënshtrohen testimit ndaj Covid 19. Numri i përgjithshëm i caktuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte 45, që nënkupton se disa prej prindërve nuk janë pajtuar që fëmijët e tyre të testohen – deklaroi Tesnim Etemi, zv drejtor I SHMQSH “Zdravko Cvetkovski”.
Në përgjithësi skriningu do të realizohet në 364 shkolla fillore dhe 109 të mesme ku do të përfshihen 8.178 nxënës. Në Shkolla të caktuara disa prindër kanë refuzuar testimin e fëmijëve me arsyetimin se fëmijët nuk duhet testuar nëse nuk kanë simptoma të virusit korona.