Komisioni komunal zgjedhor në Manastir informon se deri në orën 11, kanë votuar 13 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në Listën e vetme zgjedhore, në të cilën janë të regjistruar 80.882 qytetarë me të drejtë vote.
Procesi zgjedhor po realizohet në 170 vendvotime në komunën e Manastirit, konfirmoi Igor Talevski, kryetar i KKZ-së në Manastir.
Gjashtë kandidatë për kryetar komune dhe 14 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillit në komunën e Manastirit u regjistruan për zgjedhjet lokale në Manastir.