Efikasitetin e vaksinave kundër Kovid-19 e vërtetojnë shumë analiza. Vaksinat mbrojnë nga një formë e rëndë e sëmundjes, nga hospitalizimet dhe rezultati me vdekje. Analizat e Ministrisë së Shëndetësisë përcaktuan se midis 79 dhe 81 për qind të pacientëve të hospitalizuar me Kovid-19 janë të pavaksinuar, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai thekson se hulumtimi i Civika mobilitas konfirmon se në këto tre muaj e gjysmë ka 14.500 më pak të infektuar, 4.595 më pak hospitalizime javore, vaksinimi e ka zvogëluar hospitalizimin midis 37,9 për qind dhe 46,5 për qind, ndërsa shpenzimet për hospitalizim në pesë javët e fundit nga vala e deltës janë më të ulëta për 2,8 milionë euro. “Vakcinimi kundër Kovid-19 është i rëndësishëm dhe do të ndihmojë ta parandalojë pandeminë. Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, në mënyrë që do të përgatiteni të luftoni kundër virusit nëse i ekspozoheni atij. Kovid-19 mund të ketë komplikime serioze, të rrezikshme për jetën dhe nuk ekziston mënyrë që të mësohet se si do të ndikojë virusi tek ju. #Vaksinohu! Me vaksinën e mbroni veten, miqtë, familjen dhe i mbroni të tjerët rreth jush”, shkroi Filipçe.
Data 09.07.2025
Aktuale
- LDK zyrtarizon Driton Selmanajn si kandidatin ideal për Kryetar të Prizrenit
- Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në Fier! Familjarët shpërthejnë në gjykatë
- Deputetja Beqiri: BDI u hesht kur rriheshin shqiptarët, por bëhet e zëshme për karriget dhe tenderët
- Zjarri në Landfillin e Elbasanit – Arben Cara: Vatër masive, u deshën tonelata dhera dhe shkumë për të shuar flakët, zjarrfikësit u vunë në vështirësi
- Jeff Williams vendos të largohet nga Apple pas tre dekadash kontribuese
- Ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Çështjet e identitetit dhe gjuhës nuk janë për debate institucionale
- “Tak Fak” në Libohovë: Zonja Lili përplaset me ish-kryetarin e fshatit për pronën e trashëguar! 12 vite pa drejtësi
- “Tak Fak” në bregdetin e veriut: Plazhi i Tales me çmime të ulëta, peshku luks dhe domatet në modë