Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 211 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 395 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.963 raste, prej të cilëve 182.473 janë shëruar, kurse 6.888 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6.602raste aktive me virusin korona.
– Advertisements –