Sonte në debate zgjedhore në TV21 i ftuar është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Dskutohet për zgjedhjet lokale. Mickoski thotë se LSDM-ja në këto zgjedhje nuk ka koalicion me asnjë parti politike, pasi që siç thotë ai, të gjithë kanë kandidatë të vet.
“Unë mendoj se LSDM nuk ka koalicion, ata kanë koalicion të nivelit qendror, nuk ka koalicion as me Lëvizjen Besa, as me PDSH-në e as me BDI-në kur bëhet fjalë për këto zgjedhje, në zgjedhjet për kryetar komunash, në Tetovë edhe LSDM-ja ka kandidat, Teuta Arifi nga BDI, Sadi Bexheti nga PDSH dhe Bilall Kasami nga Besa. Situatë e njëjtë është edhe në Strugë. Dua të them se atje nuk ka asnjë mbështetje formale”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në TV21.
Ndër të tjera, thotë se janë një hap përpara në këto zgjedhje, sepse e kanë përcaktuar qartë pozicionin dhe mbështetjen e tyre për një kandidat.