Mbrëmë vonë në Maqedoni arriti edhe një grup prej 149 afganëve. Bëhet fjalë për buristë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”dhe qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre. Ata janë strehuar përkohësisht në Shkup derisa të sigurohet transferimi në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare. Pas arritjes në Shkup, afganët iu nënshtruan procedurve standarde, kontrolleve të sigurisë dhe mbrojtjes shëndëtore si dhe testeve PCR ndërsa i është ofruar edhe mundësia e vaksinimit. Deri më tani, në vend kanë mbërritur gjithsej 450 qytetarë të Afganistanit.
Data 06.07.2025
Aktuale
- Forumi i të Diplomuarve nga Universitetet Saudite në Ballkan
- Orce Georgievski kandidat i VMRO-së për qytetin e Shkupit
- Orce Georgievski kandidat i VMRO-së për qytetin e Shkupit
- Elon Musk “sfidon” Donald Trump, krijon “Partinë Amerikane”
- Shokuese/ E b*llizojnë dhe e hedhin në ferra, një grup vajzash detyrojnë bashkëmoshataren t’i flasë një adoleshenti me fjalë banale: Thuaj të hëngsha k****! Do të rrjep si pula (VIDEO)
- Në ujërat e Liqenit të Ohrit gjendet trupi i pajetë
- Anketa e AKE-së: Të miturit në Maqedoni kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë në internet
- Mickoski: 38 automjete janë vënë në përdorim për shuarjen e zja’rreve