Gruaja e kushëririt të parë të kryetarit të Komunës së Butelit dhe kandidatit për mandatin e ardhshëm, Velimir Smilevski, Suzana Dimishkova është e punësuar në komunë në vendin e hapur për shqiptar-referent për likuidimin e kontabilitetit financiar dhe punës në arkë.
Për Smilevski nuk ka asgjë për t`u habitur, pasi që gruaja e kushëririt ashtu është ndjerë.
Gazetari Furkan Saliu ka biseduar me të.
F.S.: Cka e keni Suzana Dimishkova?
V.S.: Familjare.
F.S.: Vendi për referent për likuidimin e kontabilitetit financiar dhe punës në arkë është i hapur për shqiptar. Ajo është paraqitur si shqiptare. A është shqiptare?
V.S.: Kush si ndjehet unë nuk e di…
F.S.: Ajo është grua e kushëririt tuaj. Ai sipas nacionalitetit cka është?
V.S.: Siç duket shqiptarë deklaroi Smilevski.
https://www.facebook.com/100010076834178/videos/4438430056250923/