Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot i ka filluar aktivitetet e përcaktuara në axhendën nga takimi i tij zyrtar në Slloveni në kuadër të Samitit të BE-së për ballkanin Perëndimorë që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë.
Kryeministri Zoran Zaev kishte një takim të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Evropës Sharll Michel, me presidenten e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen, me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji, me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë Janez Jansha dhe me presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
– Advertisements –
Zaev në këto takim ka potencuar rëndësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ka përshëndetur vendimin që për BE-në mbetet prioritet zgjerimi i BE-së në vendet e rajonit, që pritet të theksohet edhe në deklaratën e sotme të Samitit.
Zaev gjithashtu ka thënë se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të shndërrohen në vepra, dhe nëse BE nuk vepron, zhgënjimi i popujve të rajonit do të jetë i madh.