Sondazhi skandaloz i agjencisë M Prospect i realizuar në bashkëpunim me portalin Mkd.mk trupin votues në Kumanovë e ka nxjerr vetëm 12.9 %.
Nga të gjitha zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale dihet mirëfilli se trupi votues shqiptarë në Kumanovë që dalin në votime gjithmonë sillet nga 22 deri në 26 %, por në sondazhin e porositur të M Prospect këtë trup votues e gjen vetëm 12.9 %.
Përveç kësaj, në faqen zyrtare të M Prospect publikimin e fundit e gjen me 28.06.2019, plotë para dy viteve.
Sa kredibil është ky sondazh i cili nuk publikohet as në faqen zyrtare të kësaj agjencie dhe që e nxjerr të parën në Kumanovë BDI-në bashkë me Maksim Dimitrievskin? Përveç kësaj, si është e mundur të huqet trupi votues shqiptarë nga 26 % në 12.9 %?
Tentuam që të kontaktojmë me këtë agjencion në lidhje me këtë sondazh, por numri i cili gjendet në faqen zyrtare nuk është hapur na askush.