Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga Bërvenica tha se kandidatura e Argjent Gurës ka trokitur në ndërgjegjen e secilit njeri.
“Mendoj se Argjenti nga ka vendosur të gjithë neve, sidomos banorëve të Bërvenicës në sfidën a mundë të mbetemi njerëz. Pavarësisht kësaj here edhe kandidaturave tjera shqiptare. Shfrytëzoj rastin t’i ftojë edhe maqedonasit: një njeri i cili në vend se ti përkushtohet dy vajzave të veta, ka vendosur ti përkushtohet gjithë vajzave dhe djemve të komunës tuaj, nëse nuk ja jepni votën atij, unë mendoj se i tejkalojmë edhe parametrat njerëzor”, u shpreh Gashi.
Afrim Gashi tha se janë disa momente kur ndryshimi duhet të bëhet me ndërgjegje të pastër.
“500 denarët apo 1000 denarët, apo interesi personal i një punësimi do të duhet një ditë të mbarojë. Nuk guxojmë më si komb të mbetemi peng të këtyre shantazheve, klientelizmit dhe antivlerave. Ne jemi komb i madh vital, kemi një rini të shkëlqyeshëm”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Afrim Gashi tha se secili votues në Bërvenicë e dinë se nuk ka kandidatë më të mirë se Argjent Gura.
“Është koha e fundit, 17 tetori, dita kur duhet të mbarojë kjo periudhë, nëse të gjithë jemi me këtë bindje, zhvishemi nga të gjitha identitetet tjera dhe mbetemi njerëz, atëherë jam i bindur se numri 6 do të ngadhënjejë më 17 tetor”, deklaroi Gashi.