Danella Arsovska tha se një pjesë të programit e ka kushtuar edhe për vendet periferike ku mungojnë kushtet elementare për jetesë. Megjithatë, Danella, tha se është e habitshme se kushtet elementare nuk i kanë edhe shumë vendbanime në mes të Shkupit.
“Isha në lagjen e Gazi Babës dhe pash se aty një pjesë e qytetarëve nuk kanë kanalizim fekale.
Ata janë të harruar, edhe pse janë shumë afër qytetit. Ata e meritojnë t’ju zgjidhet problemi. Mos të flasim edhe për vendbanimet në periferi. Atyre u është shkurtuar mundësia edhe që të lëvizin me autobusë. Nuk kanë kanalizim fekale, nuk kanë ujë, madje edhe në Çair kishte ankesa që dimrit kanë probleme me rrymën elektrike. Kjo me të vërtet është dëshpëruese. Kjo mund të bëhet shumë shpejtë. Njerëzit nuk duhet të jenë matematik dhe numra”, tha Danella Arsovska në emisionin debativ në TV SHENJA.