Për ne, si parti socialdemokrate, ekonomia lokale është shtytësi i jetës, veçanërisht kur drejtohet në të njëjtin drejtim me atë qendror.
Kandidatët tanë për kryetarë komune që sjellin më të mirën, do të punojnë ndershmërisht dhe brenda vendit me fondet e komunave, paratë duhet të shpenzohen për qytetarët, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
Me politikat e përgjegjshme ekonomike të LSDM-së dhe partneritetet publiko-private, ne sjellim investitorë në çdo qytet, investojmë në partneritet, sepse investimet e reja hapin mundësi për të ulur më tej shkallën e papunësisë.
Falë qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, ne kemi komuna të cilat kanë borxh publik minimal, komunat që po fundoseshin në borxhe morën 50 milionë euro, fonde të cilat u mundësuan atyre të angazhohen në projekte dhe plane për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale. Tani është më lehtë, ekonomia po zhvillohet, është e fortë dhe sjell shans për të gjithë.
Më 17 tetor, qytetarët vendosin nëse do të zgjedhin më të mirën që sjell një ekonomi të fortë në secilën komunë apo do të zgjedhin jetën në komunat e robëruara dhe me borxhe që në vend të rritjes dhe zhvillimit ata stagnojnë dhe futen në borxhe.