Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (02.10.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 202 shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre: 65 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 për vozitje pa patentë shoferi.
– Advertisements –
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë gjobitur edhe 6 vozitës për përdorim të telefonit, 15 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve dhe 52 gjoba të tjera për parkim të parregullt.