Para banorëve të Velesit me fjalë rasti u drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
“Ne për këto njëzet vite kemi investuar në kuadro, kemi investuar që shqiptarët të mos përçahen, kemi investuar dhe shkolluar kuadro që të merren me punë, me programe e projekte, me ide e me vizione dhe jo me sharje e fyerje. Është turp për ne të shajmë të ofendojmë apo të shpifim për të tjerët dhe këtë kurrë nuk do e bëjmë, pavarësisht që të tjerët e bëjnë, por ama ne e kemi kapërcyer vetveten sepse mbi të gjitha kemi vendosur interesat e kombit. Ka shumë projekte, projekte që do realizohen përmes kuadrove që do fitojnë në këto zgjedhje për kryetarë komunash, që do të zbatojnë programin të cilin para qytetarëve dalin dhe e premtojnë. Ne tani kemi dalë me agjendën e gjelbër sepse vlerësuam që pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit është përmbyllur, kanë mbetur çështjet për tu materializuar, siç është ligji për gjuhën shqipe që është gjuhë zyrtare, por ka vend që të përparojë dhe janë krijuar institucionet përkatëse dhe duhet të japin llogari për zbatimin e gjuhës. Ne punën tonë e kemi kryer punën si legjislativ, pjesa që ngarkohet për zbatim duhet ta bëjë punën e vet. Ne vlerësuam se është domosdoshmëri e kohës, nevojë, dhe kush tjetër mund ta bënte këtë kapërcim dhe të nxjerrë një platformë sa moderne po aq edhe kombëtare. Kjo agjendë është agjendë e jetës.” – ka thënë Ahmeti.