Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Mahir Ziberi ka realizuar tubim në fshatin Llërcë, ku u prit masovikisht nga banorët e Llërcës. Në tubim pjesëmarrëse ishte edhedeputetja e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, znj.Ilire Dauti.
Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Mahir Ziberi, në këtë tubim shpalosi programin e tij, përfshirë planet dhe projektet e tij që janë pjesë e këtij programi me të cilinai garon si kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës.