Mbrëmë koalicini AAA-ASH ka qëndruar në Likovë ku ka promovuar kandidatin për kryetar komune, dr. Arsim Idrizi dhe kandidatët për këshilltar komunal.
Kryetari i Altetnativa, Afrim Gashi, në këtë tubim ju ka bërë thirrje aktivistëve të BDI-së që të jenë të qetë, pasi me fitoren e koalicionit AAA-ASH do të jenë fitimtarë edhe ata, sepse me plan-projektet konkrete zhvillimore që kanë përgatitur kandidatët për kryetar komunash nga ky koalicion do t’i gëzojnë të gjithë.