Hamdi Nuhiju
Luta, Lutfi Aziri, kryetari aktual i komunës së Gjilanit, njëri prej nënkryetarëve më me ndikim në LDK, personi i cili ishte në procesin e bisedimeve të krijimit të qeverisë Kurti 1, personi i cili e prishi qeverinë Kurti 1, personi i cili e solli në pushtet Avdullah Hoti i cili e nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit në të cilën veçse parashihet ideja e Vuçiçit dhe Ramës për Ballkanin e Hapur, paska thënë hapur në kohën kur janë mbyll kandidaturat dhe kandidat për kryetar të Kumanovës, është Bekim Saliu,: Nëse jam banor i Kumanovës do ta votoja me dy duart Maksim Dimitrievskin.
O Lut, pa e thënë këtë gjë e dimë se dora jote si voton. A e iniciove ti ndarjen e Komunës së Novo Bërdës ose Artanës nga Komuna e Gjilanit? A ia le perlën e Gjilanit nën ndikimin e serbëve?
Luta i cili me sustë prej në Prishtinë po tenton ti zgjidh problemet e banorëve të Gjilanit dhe në Gjilan duket vetëm në kohën e zgjedhjeve, tashmë paska gjet kohë me i ndihmuar edhe jaranit të tij të vjetër.
E pyesim Lutën se cka i lidh atë me Maksim Dimitrievskin? Prej kur ata u bënë jaran kaq të dashur?
O Lut, a e di se në Kumanovë, Maksim Dimitrievski i ka fituar zgjedhjet lokale me premtimin se do ta ndërtoje shkollën e mesme gjimnazin “Sami Frashri”? Dhe a e di o Lut se Maksi, jarani jot i vjetër-i ri, banorëve të lagjes ku jeton i ka premtuar se do ta dislokoje shkollën e vetme shqipe në pjesën urbane të qytetit “Sami Frashri” për ta dërguar në pjesën rurale?
O Lut, a e pyesim Maksin a do të votonte për ty në Gjilan? Jam i bindur se edhe ai thotë po, sepse nuk gjen shqiptarë më të mirë dhe më patriot se ti.
A e di o Lut se Maksim Dimitrievski përsëri pas katër viteve ka dal haptas me premtimin se do të ndërtoje shkollën e mesme gjimnazi “Sami Frashri”? Dhe në premtimin e tij e gjen termin “donacione të jashtme”. Nuk gjen mjete buxhetore, para nga buxheti. Nuk gjen para nga taksapaguesit shqiptarë. Nuk gjen para nga qeveria, nga shteti, por nga “donacionet e jashtme”.
O Lut, Maksimi po shpreson se do të gjej shqiptarë të mirë si ti dhe përsëri ta votojnë me mashtrimin e vjetër para katër vitesh. Sa më i vjetër mashtrimi aq më mirë, kishin pas thënë pleqtë e moçëm. Po ti Lut si thua, rrena sa më e vjetër a është e shijshme si vena? Nëse ti thua po, të besoj, pasi që nuk kam njohuri për shijen e verës.
Kumanovarët çliroi nga ngarkesat e tua psikologjike dhe të jaranit tënd të vjetër. Orientohu në garën tënde! I kemi edhe ne, Lutat tonë këndej kufirit. Nuk na duhet edhe një Lut plus që do të mashtrohet dy herë në gënjeshtrën e njëjtë.