Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dërgoi një sërë porosish kundrejt kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Mickoski tha se Zaev po luan edhe me shqiptarët edhe me maqedonasit.
VMRO-DPMNE tradicionalisht tubimin e parë dhe prezantimin e kandidatëve për kryetarë të komunave e zhvillon në Ohër në Teatrin Antik.
Partia ka prezantuar kandidatin për kryetar të Ohrit, Kiril Pecakov. Përndryshe dje filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale. /Nistori/