“Shkupi ynë u neglizhua për një kohë të gjatë, dëgjuam shumë premtime boshe për një kohë të gjatë, dhe asgjë nuk ndryshoi. Të gjithë shohim se si ky qytet po fundoset, si nuk po zhvillohet, si po shkon mbrapa. Të gjithë e mbajmë mend se si Shkupi pulsonte, ishte një qytet i gjelbër dhe i pastër. Qytetarët e Shkupit në të kaluarën ishin krenarë për qytetin e tyre, për ngjarjet kulturore, për Shkupin e mirë dhe të vjetër. Dhe ne të gjithë shohim se si Shkupi është kthyer në një qytet të zymtë, depresiv dhe të papastër. Shkupi e humbi shpirtin”, tha Arsovska në fjalimin e saj nga konferenca e sotme për shtyp me të cilën zyrtarisht e startoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Arsovska theksoi se Shkupi tani është një qytet i cili stagnon, ku nuk ka transport funksional, nuk ka rrugë kryesore, nuk ka shtigje biçikletash të lidhura, nuk ka gjelbërim, nuk ka ngjarje kulturore, koncerte, nuk ka vende kulti, nuk ka ngjarje sportive. Ka shumë gjëra që qyteti nuk i ka, por edhe ato që Shkupi i ka, edhe ato janë negative.
“Kemi ajër të ndotur, kemi kaos urban, kemi trafik të rënduar, kemi rrugë të papastërta, kemi një shkretëtirë betoni, e cila po bëhet gjithnjë e më keq – pa asnjë rregull, betoni vendoset në çdo vend të gjelbër që na ka mbetur, kemi deponi ilegale, kemi korrupsion kudo rreth nesh. Ky nuk është më Shkupi ynë, ky nuk është qyteti në të cilin duam të jetojmë dhe ku duam që fëmijët tanë të rriten. Më mungon Shkupi ynë, ai qytet piktoresk, ai qytet i kulturës, ai qytet i parqeve, ai qytet i jetës lozonjare. Dhe unë dua që ai të kthehet,” tha Arsovska.
Ajo theksoi se Shkupi dhe banorët e Shkupit nuk kanë kohë të presin edhe katër vjet dhe është e nevojshme të ndërmerren veprime të menjëhershme në mënyrë që Shkupi të ringjallet dhe të kthehet shpirti i qytetit.
“Ne jemi qytetarë të këtij qyteti, ne jemi shkupjanë – ta kthejmë
përsëri qytetin tonë!”, shtoi ajo.