Karvani “Më e mira për komunën time” nesër nis aktivitetet e saja në korniza të kampanjës për zgjedhjet lokale.
Ngjarja e nesërme qendrore është e caktuar në Manastir në ora 20.00, ndërsa paraprakisht karvani do të jetë me qytetarët në Demir Hisar. Të martën karvani gjendet në komunat e Shkupit, Cair dhe Kisella Voda pas së cilës do të vijoje konventa parazgjedhore e kandidatit për kryetar komune dhe listat për këshilltar për qytetin e Shkupit.
Karvani aktivitetet e saja do t`i përfundoje me 15 tetor me një ngjarje të madhe qytetare në Kumanovë.
LSDM me ofertën e saj programore dhe kadrovike gjatë këtyre ditëve do ta vizitoje secilën komunë, secilin vendbanim.
Me projektet e realizuara prapa vetes, me ofertën më të mirë, me kapacitetin më të madh të koalicionit “Më e mira për komunën time” është një favorit, fitues i këtyre zgjedhjeve lokale, pasi që qytetarët do të japin përkrahje për konceptin që con para dhe është garantues se do të vazhdoje zhvillimi i komunave.