Kandidati për kryetar komune i Çairit, nga koalicioni opozitar AAA – ASH, Bekim Sali, sot në Çarshinë e Shkupit, ka pritur biznesmenin e njohur botëror shqiptar, z. Sahit Muja.
“Sot, në Çarshinë e Shkupit, e prita pronarin dhe themeluesin e kompanisë “Albanian Minerals”, z. Sahit Muja, një biznesmen i suksesshëm në përmasa botërore, me një biznes të shtrirë në katër anët e globit, i cili ka ardhur në vizitë në Shkup, si dhe për të parë mundësinë që ta ndihmojë ekonomikisht edhe vendin tonë.
Përveç kësaj, ai është edhe një lobist i madh i çështjes shqiptare në SHBA, si dhe veprimtar shumëvjeçar i kauzës sonë kombëtare.
Duke e falënderuar për vizitën, uroj që nesër – duke qenë ne në krye të Komunës së Çairit – z. Muja ta kemi edhe investues në zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, ka shkruar Sali.