Lëndë e spekulimeve dhe manipulimeve ishte edhe e ashtuquajtura lëshim i koalicionit me Lidhjen Socialdemokrate, nga ana e Lidhjes Demokratike të Vllahëve, vërteton ekipi i “Këmbë të shkurtra” në emisionin më të ri ku u zbuluan dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, ndërsa episodi i fundit iu kushtua dezinformatave për zjarrin në Tetovë, për regjistrimin dhe për zgjedhjet.
-Me 17 shtator për këtë lajm ka raportuar portali “Infomaks”, ndërsa ky dezinformacion është demantuar nga lideri i Lidhjes Demokratike të Vllahëve, Nikollce Babovski, thuhet në emision.
Më andej, për lajmin e rrejshëm dhe dezinformatat është dedikuar edhe statusi në fejsbuk i kryetarit të “Levica”, Dimitar Apasiev i cili ka publikuar se mbi 200.000 qytetar kanë refuzuar të regjistrohen, pa treguar më andej se ku e bazon informacionin e tillë, gjegjësisht pa asnjë fakt ose argument.
Nga ana tjetër, imponohet çështja nëse bojkotuesit e regjistrimit nga Levica i bojkotuan regjistruesit bashkëpartiak, pasi që një pjesë prej tyre janë simpatizues të partisë.
Në mënyrë shtesë, në “Këmbë të shkurtra”, fokusi është vendosur në informacione të pavërtetuara për numrin e viktimave nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, ku një pjesë e medieve publikuan lajmin për vdekjen e mbi 30 personave pa e vërtetuar paraprakisht informacionin.