Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Strugë nuk ka fund. Katër vite,
qytetarët e Strugës ose nuk kanë pasur ujë për pije ose kanë pirë ujë
të ndotur e të ndaluar për pije. Për këtë, askush deri sot nuk është
përgjigjur.
E fundit është sot. Prej dy apo tre ditësh qytetarët e Strugës kanë
shfaqur ankesa të shumta për ujë të papastër në çezmet e tyre dhe
mungesë për orë të tëra. Për çudi, ndërmarrja që është kompetente për
cilësinë e ujit, del me njoftim pas dy apo tre ditësh dhe pa pikë
turpi jep njoftimin se qytetarët e Strugës prej dy ditësh janë duke
pirë ujë të ndotur dhe të papërdorshëm në amvisëri. Tallje e hapur me
jetën e qytetarëve.
Këta të paaftë e të papërgjegjshëm urgjentisht duhet të largohen nga
institucionet e pushtetit lokal, të cilin e kanë vjedhur, rrjepur,
keqpërdorur, shkatërruar e degraduar skajshmërisht. Qytetarët e
Strugës e kanë në dorë fatin e këtyre të papërgjegjshmëve, që
pushtetin e përdorin vetëm për t’u pasuruar e aspak për t’u shërbyer
qytetarëve.
Aleanca për Shqiptarët – Strugë