Këshilltarët e koalicionit ASH-AAA në Komunën e Çairit kanë arritur të shtyjnë përpara procesin e ndarjes së tokës ndërtimore për Universitetin “Nënë Tereza”. Këshilltari i AlternAtivA-s, Fisnik Rrahmani njoftoi se Këshilli i Çairit miratoi sot Planin Detal Urbanistik, pas shumë përpjekjeve të opozitës.
“Universiteti “Nënë Tereza”, mirësevjen në Komunën e Çairit!
Sot, në seancën e 59-të të këshillit komunal të komunës së Çairit, pas arritjes dhe përpjekjeve të shumta të grupit të këshilltarëve të #ASH-AAA për koncensus, u miratua Plani i detajuar urbanistik për bllokun 9 nga kuarti i Qytetit SSI 03 (periudha e planit 2019-2024) me çka u siguruan gjithë rrugët ligjore për ndarje të tokës ndërtimore për Universitetin “Nënë Tereza”.
Urime bashkëqytetarë të Çairit, urime shqiptarë kudo.
Opozitë me vepra”, shkruan Fisnik Rrahmani, këshilltar në Komunën e Çairit nga AlternAtivA.