Ekonomia gri në vend është gati sa 40 për qind e totalit të prodhimit të brendshëm bruto. Vitin e fundit për qindja e punës në të zezë është rritur për shkak të efekteve negative të pandemisë, thonë organizatat ndërkombëtare. Analiza e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim tregon se një në gjashtë gra punojnë ilegalisht pa sigurim pensional, shëndetësor, invalidor dhe pa të drejtë për pushim të lindjes.
– Advertisements –
Ekonomia gri është 38 përqind e prodhimit të brendshëm bruto në Maqedoni, e cila e rendit atë në vendin e katërt në Evropën Juglindore. Pandemia nuk ndihmoi, por e përkeqësoi situatën me ekonominë joformale globalisht si dhe në vend … “, tha Sanja Bojaniq, UNDP.
Përndryshe, një për qindje e lartë e punës në të zezë përbëjnë edhe pensionistët, që punojnë plus për shkak të pensioneve të ulëta. Ekonomia gri gjendet kryesisht në dy sektorë.
Përafërsisht gjysma e punonjësve joformal janë nga sektori i bujqësisë, dhe sipas standardit ekonomik, gjysma e tyre janë punëtorë të papaguar familjar. Arsyeja më e zakonshme për punësim joformal është mungesa e vendeve të rregullta të punës, dhe natyra sezonale e punës. Punëtorët e ndërtimit të punësuar në mënyrë joformale mbajnë një nivel prej 36 për qind gjatë gjithë periudhës.”, theksoi Jagoda Shahpaska. ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Për të zvogëluar ekonominë joformale, sipas UNDP -së, është e nevojshme të rritet numri i vendeve të rregullta të punës, të forcohen inspektimet dhe të digjitalizohen shërbimet.
Andrea Çobanova