7 persona e prenë shiritin për ta promovuar rinovimin e stadiumit të FC Shkupit. Por këtë refuzoi ta bëjë kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Rinovimi i stadiumit është financuar nga institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA. Për realizimin e punimeve, është kujdesur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit. Në mesin e atyre që prenë shiritin ishin Visar Ganiu, Izet Mexhiti, Bujar Osmani, Muhamet Sejdini e Artan Grubi, transmeton TV21.
Ndërkaq, kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov qëndroi vetëm dy minuta dhe më pas u largua./TV21