Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për shqiptarët për kryetar të qytetit të Kumanovës, Bekim Saliu, mbrëmë në zyrat e Alternativës është takuar me kuvendarët e Alternativës në Kumanovë.
Bekim Saliu është njoftuar me kuvendarët e Alternativës si dhe ka premtuar se do të bëj gjithçka që është e mundur për një përfaqësim dinjitoz në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti.
Ai u prezantua para kuvendarëve duke treguar se vjen nga shoqëria civile, si një person i pavarur i cili ka pranuar që në këtë garë të futet si kandidat i Alternativës dhe Aleancës për shqiptarët.