Në hapësirat e Kurshumli Han u realizua hapja e Kongresit të Parë të Studimeve Ballkanike. Në Kongres marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Turqia, Azerbajxhani, dhe Polonia. Pjesëmarrësit të cilët ndjekin studimet në tre ciklet studimore (bachelor, studime master, dhe studime të doktoraturës), do të realizojnë prezantimin e artikujve shkencor nga 10 disiplina të ndryshme.
Në ceremoninë e hapjes së Kongresit fjalë rasti morën kryetari i shoqatës Sevba Abdula, nënkryetari Bujamin Bela, drejtori për çështje arsmiore dhe kulturore në kuadër të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike z. Murat Kazancı, pro-rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik z. Shener Bilal, dhe kryetari i İLEM z. Abdülkadir Macit.
Programi në fund u shoqërua me performimin e disa pikave muzikore instrumentale nga artisti Xhengiz İbrahim.
#BalkanStudiesCongress #BalkanÇalışmalarıKongresi #KongresiiStudimeveBallkanike #КонгресзаБалканскиСтудии #FettahEfendi #YTB #İLEM #UDEF #IBU