“Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 17 tetor.
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani theksoi se Programi zgjedhor i BDI-së përbëhet prej pesë shtyllave që kanë për synim kryesor jetën më të mirë për qytetarët.