Për katër vite me radhë, komuna e Çairit ka jetuar me shpresën e donacioneve. Pothuajse shumica e projekteve të cilat janë realizuar në komunën e Çairit, mbajnë vulën e investimit privat, dhe jo atë të Ganiut, i cili, të vetmen gjë që e ka bërë, ka qenë promovimi i këtyre projekteve. Janë mbi dhjetëra projekte private të cilat janë bërë në Çair, ndërsa më poshtë keni të numëruar disa prej tyre:
-Ndërtimi i Bit Pazarit, në vlerë prej 250 milionë denarë, investim privat i SH.A “Tregu i Shkupit”
-100 Tableta për nxënësit, donacion nga Ekologu
-Rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë. Projekt i financuar nga TAV në vlerë prej 1 milionë denarë.
-Dhuratë 10 kompjuterë për shkollën Hasan Prishtina nga Instituti për Standardizim i Maqedonisë së Veriut
-Zgjerimi i shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair, donator Eftinija Impeks
-Rinovimi i shkollës “Liria” në Çair, donator Eftinija Impeks
-Biblioteka e shkollës fillore “Jashar Beu Shkup”, donator Eftinija Impeks
-Rinovimi i kirurgjisë në spitalin e gjinekologjisë dhe akusherisë “Nënë Tereza” në Çair, donator kompania Alma-M me mbështetje të Eftinija Impeks dhe Tempo 99
-Tribuna e re e stadiumit të Çairit, donacion nga UEFA, si dhe shumë projekte të tjera.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Nuk premtoj mrekulli, premtoj punë – në 60 ditët e para të mandatit do të vendosim rend në Çair
- Gjykata e Apelit liron nga burgu italianin Davide Pecorelli, i dënuar për inskenimin e vdekjes së tij
- Anijet e Flotiljes Globale “Sumud” takohen në Mesdhe për të lundruar drejt Gazës
- Vrasja e Pëllumb Metës, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Durrësit për Hygertën dhe Hysen Metën
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”