Në Universitetin e Tetovës, prej 14 deri më 17 shtator do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Pas përfundimit të afatit të parë, Universiteti i Tetovës, ka shpallur Konkurs për plotësimin e vendeve të lira në programet studimore të 13 fakulteteve.
Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve, thonë se pas përmbylljes së afatit të parë të regjistrimit, edhe në këtë afat interesimi i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë vërehet në të gjitha njësitë akademike dhe në programet studimore të cilat janë të shpallura në Konkurs.
Sipas Konkursit të shpallur për realizimin e afatit të dytë , aplikimi, seleksionimi, rangimi dhe regjistrimi i kandidatëve në kategoritë e caktuara në afatin e dytë dhe të tretë do të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me Konkursin për regjistrim të studentëve në ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Tetovës.
Kandidatët të cilët do të aplikojnë për regjistrim, fillimisht duhet ta plotësojnë formularin online në faqen zyrtare të Universitetit: www.unite.edu.mk.
Sikurse në afatin e parë, edhe gjatë këtij afati të regjistrimit të gjitha shërbimet administrative të Universitetit janë vënë në dispozicion të kandidatëve, që t’ua lehtësojnë procedurat e aplikimit.
Data 09.03.2026
Aktuale
- Unifikohen tre Parlamente Studentore për herë të parë në Maqedoninë e Veriut
- Rexhepi: Lëvizja Populli nuk do të shkrihet në parti tjetër
- E rëndë në Shkodër, automjeti përplaset me shtyllën dhe murin rrethues, humb jetën drejtuesi
- Më 29 mars fillon llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë 60 minuta para
- Rritja e çmimit të naftës mund të sjellë edhe shtrenjtim të produkteve
- Zejd Rexhepi: Kujt i bëhet vonë nëse shkrihet VLEN-i?
- Plagoset me armë shtetasi turk në Sauk, dërgohet në spital privat! Policia jep detaje
- Filipçe paralajmëron rritje të reja të çmimeve, LSDM propozon masa





