Delegacioni qeveritarë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrit për punë të jashtme, Bujar Osmani me ftesë kancelares gjermane Angela Merkel, kanë arritur në Tiranë. Në orët e pasdites kryeministri Zaev siç njofton pres shërbimi qeveritar, do të ketë një takim bilateral me kanceralen Merkel, ku do të flitet për shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, gjendjen politike dhe zgjerimin e mëtejmë të BE-së dhe iniciativën për “Ballkani i hapur”, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
– Advertisements –
Kancelarja Merkel në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimore organizon drekë punë me liderët e rajonit, në të cilin temë bisedimi do të jetë bashkëpunimi rajonal.