Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut e një krimi të paralajmëruar. Ai spital me vite është në gjendje mizore, kaotike me kushte çnjerzore, me higjienë e siguri rrënqethëse si në skenat e filmave horror. Infrastrukturë e demoluar me mbetje nga koha e socializimit. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partia, nga politika, nga krimi i organizuar. Të gjithë deri më sot heshtëm për këtë katrahurë. Prej sot e tutje nuk guxon aty të ketë drejtorë e udhëheqës nga politika. Duhen profesionistë me duart larg nga partia. Nuk mundesh edhe drejtor spitali edhe kryetar dege partie. Pasi kokën 24/7 e ke të angazhuar si të grumbullojsh vota, tendera, punësime partiake, klientelizëm. Kjo duhet të merr fund përgjithmonë, përndryshe prap do na përsëriten tragjedi si këto. Nga kjo gjendje demotivohen gjeneratat, shpërngulen të mirët, mjekët e dalluar ikin. Nuk durojnë ambient denigrimi nga pakurrizorët servil që i lëpihen politikës. Zero tolerancë për udhëheqësi partiake në shëndetësi dhe pa meritokraci. Pa përgjegjësi ska qetësi për shpirtin e viktimave. Sa më parë, aq më mirë. Pa relativizime e blerje kohe për aksham-pazare. Mjaft më se u trash zullumi.
Data 22.07.2025
Aktuale
- ASH e Taravarit: Aliu po mashtron punonjësit shëndetësorë në Tetovë
- Ushtarët amerikanë me patrulla për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm
- SHBA-ja mbështet zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë: Potencial për rritje ekonomike dhe siguri globale
- Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit
- Shamitë: Aksesorët e pazëvendësueshëm që po revolucionojnë modën
- Zjarri përfshin një banesë në Korçë! Lëndohet pronari, dërgohet me urgjencë në spital (PAMJE)
- Bytyqi: Buxhet i pazhvilluar për ryshfet parazgjedhor, qeveria indiferente ndaj nevojave reale të qytetarëve
- Mexhiti: Vazhdojmë me rritjen e pensioneve