Lagja e trimave në qytetin e Kumanovës është njëra prej lagjeve më të mëdha shqiptare. Ajo ka përmbi 10.000 banor, ndërsa me plan urbanistik është paraparë që të ndërtohet një çerdhe për fëmijë, shkruan Almakos.
Por ndër vite, LSDM-ja dhe Maksim Dimitrievski i kanë mashtruar shqiptarët e Lagjes së trimave. Edhe pse shqiptarët e Lagjes së trimave në zgjedhjet e fundit lokale i ndihmuan që Maksim Dimitrievski të bëhet kryetar komune qysh në rrethin e parë, ai përsëri i mashtroi.
Në vitin 2013, Zoran Damjanovski Cic pat premtuar ndërtimin e një çerdhe në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Zoran Damjanovski Cic pat thënë se deri në vitin 2017 çerdhja do të ndërtohet.
Në vitin 2011 çështja e ndërtimit të Kopshtit në Lagjen e trimave është votuar në Këshillin Komunal dhe është bërë pjesë me prioritet e programit zhvillimor të Komunës.
Janë ndarë mjete nga Ministria e punës dhe politikës sociale për ndërtimin e kopshtit në Lagjen e trimave, por për shkak të krizës me Kovid 19 janë tërhequr.
Pse Maksim Dimitrievski pikërisht mjetet e çerdhes në Lagjen e trimave në Kumanovë kërkoi që të tërhiqen? Apo ndoshta përsëri do t`i mashtroje shqiptaret e Lagjes së trimave me premtimin për t`ia ndërtuar çerdhen pas 21 vitesh të miratimit të planit urbanistik ku në atë vend parashikohet të ndërtohet çerdhe./Almakos/