Dorëheqjet e ministrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë nga LSDM dhe BDI që erdhën si pasojë e opinionit publik dhe për matematika zgjedhore, nuk bindin aspak shqiptarët. Komentues të ndryshëm në rrjete sociale thonë se nuk mund të shpërlahet përgjegjësia e qeverisë me këto dorëheqje, dhe përgjigjen do ta marrin jo më larg se më 17 tetor në zgjedhjet lokale.
Mllefi ndaj pushtetit është i madh sidomos pas tentativës që tiu hedh hi syve opininionit me dorëheqjet e Venko Filipçes dhe Ilir Hasanit. Opinioni publik kërkon që përgjegjësit për tragjedinë në Tetovë por edhe shefat e tyre të mos shpëtojnë vetëm me dorëheqje, por të arrestohen dhe të përgjigjen penalisht për përgjegjësinë e tyre.