Dy spitalet modulare në Strugë dhe Ohër, pas ngjarjes tragjike në Tetovë, vazhdojnë të pranojnë pacientë me Covid 19 pa asnjë problem, por njerëzit e parë nuk donin të flisnin para kamerës për çështjet aktuale që lidhen me sigurinë në këto qendra në mbarë vendin. Ranë dakord vetëm për biseda telefonike.
– Advertisements –
“Drejtorët e spitaleve në Strugë dhe Ohër, Armend Arsllani dhe Goran Baleski nuk donin të flasin për situatën. Thonë se situata ishte e ndjeshme dhe se përgjigjet për spitalet modulare duhet të ishin dhënë nga Ministria e Shëndetësisë”
Spitali modular i Strugës, megjithëse ishte gati që në janar, u lëshua në përdorim në fund të prillit. Drejtori i mëparshëm i spitalit, Muhamed Asani, sot në telefon u shpreh se nuk e ka firmosur vendimin për pranimin e tij për shkak të, siç thotë ai, mangësive të vogla. Megjithatë, në spital nuk kishte aparate zjarri, kështu që drejtori aktual Arsllani thotë se janë sjellë nga repartet e tjera.
“Aparatet kundër zjarrit janë nga repartet e tjera ku nuk kanë nevojë për to. Jemi në procedurë e sipër për t’u furnizuar me atë që nevojitet gjegjësisht aparate të tjera kundër zjarrit”- pohoi Armend Arsllani- Drejtor i spitalit të përgjithshëm, Strugë.
Drejtori i spitalit të Ohrit thotë se kanë aparate zjarri, por jo edhe sistem për zbulimin e hershëm të zjarreve, dhe kështu – thotë ai – është në të gjitha qendrat modulare COVID.
“Spitalin modular, që nuk ka treguar asnjë mangësi deri më tani, e kemi pritur si bukë të nxehtë. Po mos të ishin spitalet modulare, sistemi do të ishte shkatërruar”- tha Goran Baleski- Drejtor i spitalit të përgjithshëm të Ohrit.
Nga të dy spitalet thonë se kanë personal të mjaftueshëm dhe se është rreptësishtë e ndaluar hyrja e njerëzve të tjerë.
“Isha për t’i dërguar lëng një të sëmuri. E kam kushëri. Më lejuan deri në derë dhe më shumë nuk më lejuan. Ia dorëzova mjekut”.
Në Strugë janë hospitalizuar 28 pacientë me Covid, prej tyre 17 në spitalin modular ndërsa të tjetër në repartin intern ndërsa në Ohër në spitalin modular për momentin janë 22 pacientë.
Miki Trajkovski