Përvoja dhe bashkimi i traditës, dashuria ndaj punës, ekipi ambicioz i entuziazistëve të rinj, profesionist në fushën e tyre si dhe investimi i vazhdueshëm dhe ndjekja e proceseve inovative, janë pjesë e reçetës për suksesin e kompanisë tonë.
Në periudhën kaluar i kemi kushtuar kujdes të madh përmirësimit të proceseve prodhuese, perfeksionimit të reçetave, por theksin e kemi vendosur në mbajtjen e cilësisë duke u kujdesur për traditën e shijes autentike.
Kjo është arsyeja për njërën prej prodhimeve tona më tradicionale që janë nugat, desert i dashur i të gjitha gjeneratave.
Për këtë arsye duam që ti kthehemi më shumë historisë, si janë krijuar nugat, dhe pse e ruajnë autencitetin.
Lëkura e nugat është e thyeshme, e hirtë, e ëmbël dhe e thatë. Fillet e zbatimit të saj sipas disa traditave të disa popujve, si për shembull në naforën e shenjtë në formën e bukëve të rrumbullakët që i përdorin kishat krishtere për shënimin e Evharistisë. Nafora e shenjtë është biskuiti i madh që është marr nga priftërimi, përderisa nafonët për pastrimin e mëkateve janë pjesët më të vogla të biskuitëve që i jepen njerëzve gjatë kohës së faljes së mëkateve.
Naforat e krishtlindjeve janë biskuitë që janë të krijuar për të dëshmuar skena të ndryshme religjioze. Këto biskuitë janë të famshme gjatë kohës së Krishtlindjeve tek shumica e familjeve evropiane.
Katolikët romak nga Evropa Lindore e festojnë Krishtlindjen tradicionalisht me naforat e Krishtlindjeve. Në Poloni, Sllovaki, Lituani dhe Itali nugat e Krishtlindjeve shërbehen gjatë kohës së agjërimit për Pashkët ose Vigilia.
Oblea është variantë i nafora që është pjesë e traditës së Meksikos, Venecuelës, Salvadorit, Ekuadorit dhe Kolumbisë. Oblea është kek që përjetohet në këto vende si ushqim desert që duhet shërbyer me karamele qumështi në mes.
Por, nugat nuk do të ishte ajo nëse nuk e ka kremin e shishtë me të cilën lyhen lëkurat e thyera.
Nga bashkimi i lëkurës së thyer dhe kremit të këndshëm është krijuar shija e cila bashkon.
Kremi është krijuar në qytetin italian Napoli nga lajthi të shijshme.
Pikërisht për shkak të kremit të shijshëm nga lajthitë e krijuara në Napoli, nugat e kanë fituar emrin e tyre.
Nugat e krijuara në Vinçini janë prodhim maqedonas të krijuara nga prodhime të mbledhura maqedonase me cilësi të lartë. Me përmirësimin e vazhdueshëm të prodhimit dhe me investimin në mjetet dhe teknologjinë më të re, kemi arritur në reçetën e cila nuk mund t`i ikë askujt.
Bashkimi i traditës dhe deserti i shijshëm, Vinçini nugat prodhohen më vite të tëra në tregun tonë, ndërsa shiten edhe jashtë kufijve tanë dhe janë njëri prej brendeve më të njohura maqedonase.