Ditën e Pavarësisë së shtetit, disa qytetarë e shënuan me protestë. Familjarët e rasteve siç i quajnë ata të montuara të shqiptarëve, marshuan nga sheshi Skëndërbe e deri tek zyrat e BE-së në Shkup, me simbolikën që autoritetet për familjarët e tyre të burgosur i kanë veshët e shurdhër dhe kërkojnë nga ndërkombëtarët që të bëjnë ekspertizë të rastit dhe ta kthejnë nga e para.
Bedri Ajdari, përfaqësues i familjeve të rastit “Monstra”, i kujtoi kryeministrit Zoran Zaev që në vitin 2017 u kishte thënë se kryerës i këtij rasti është Sinisha Aleksovski dhe e pyet se përse nuk është arrestuar.
Bedri Ajdari, përfaqësues i rastit “Monstra”
“Do të thirrem në një deklaratë ku kryeministri aktual Zoran Zaev e ka dhënë më 30 gusht të vitit 20217, para 9 antarëve të një antarsie e cila ka prezantuar me një takim në Qeveri, ku pjesëmarrës ka qenë edhe zotri Idriz Sinani si kryetar i IGFM-së për të drejtat dhe liritë e njeriut me seli në Frankfurt, kështu që deklarata e tij ka qenë citoj, ‘Kryerës i veprës Monstra është Sinisha Aleksovski. Motivi i vrasjes ka qenë politik”.
Edhe protestuesit tjerë shprehën pakënaqësitë dhe zhgënjimet e tyre ndaj sistemit shtetëror .
Idriz Sinani, kryetar i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni
“Forumi për të drejtat e njeriut në Maqedoni me të cilën me vite e dekada po e zhvillojmë së bashku betejën e ashpër me pushtetin e këtij vendi për realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarve autokton, të cilët janë shkelur dhe mohuar deri në ditën e sotme. Përveç shekljeve të këtyre të drejtave të njohura edhe në disa shtete tjera jodemokratike të botës, pushtetarë e të kaluarës në Maqedoni, jo vetëm ato të periudhës komuniste por edhe pas pavarsimit të këtij shteti janë shfaqur në forma edhe më të ashpra”.
Blerim Ahmeti, protestues
“Të gjitha partitë politike shqiptare së bashku me ato sllave në ditën e sotme festojne 30 vjetorin e pavarësisë së një shteti që u krijua duke kryer gjenocid mbi shqiptarët e këtij vendi. Ne në këtë ditë mbajmë zi dhe protestojmë pasi në këtë të ashtuquajturën shtet diktatura vazhdon të shtyp popullin tonë”.
Benet Marku parashtroi disa pyetje për të cila siç tha nuk po marrin përgjigje me dekada dhe të njejtat po e rëndojnë jetën e shqiptarëve.
Benet Marku, protestues
“A e keni pyetur veten se pse nuk po bëhet vetingu në RMV? A e keni pyetur veten se përse nuk po integrohemi ose ku qëndron faji për 30 vite? Ae keni pyetur veten se një ditë dikush duhet të përgjigjet për këto? A e keni pyetur veten se përse këtu nuk funksionon ligji dhe përse po burgosen shqioptarëte pafajshëm?”.
Protesta e sotme ishte e vogël në numër dhe e qetë. Protesatat e kaluara që kanë qenë të përmasave më të mëdha, janë shoqëruar edhe me tensioned dhe të burgosur./TvShenja/