Kanë mbërritur edhe ankesat e para lidhur me procesin e Regjistrimit. Pikërisht në Kumanovë, banorë e lagjes shqiptare “Kiro Fetak” (Orta Bunar) të Kumanovës, kanë shpalosur revoltën e tyre lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve, vetëm maqedonas. “A besoni se ato e pyesnin nanën teme maqedonisht, kurse ajo asnjë fjalë maqedonisht nuk e kupton. Mbet tu i shiku në sy nana”, ka thënë për Gazetën Lajm, Skendër T. duke shtuar se “disa shprehje kur mi parashtrojshin, as unë vetë nuk i kuptojsha, e leje më nana”. Ai ka thënë se shumë banorë shqiptarë të kësaj lagjeje Kumanovare, në qendër të qytetit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë ngritur alarmin, por shumica e tyre kanë patur frikë, prandaj janë tërhequr në momentin e fundit.
“Cili është qëllimi i Regjistrimit nuk po e kuptoj, të regjistrohemi apo të mos regjistrohemi. Pse i kanë çu regjistruesit maqedon te ne, a vetëm me na provoku. Ku janë regjistruesit shqiptarë?”, është ankuar Mesud R., i cili është zotuar se do t’i ftojë mediat për t’i njoftuar me këtë “marifetë të qeverisë”!
Banorë të tjerë që nuk kanë dashur ta shpalosin identitetin për arsye të ndryshme, kanë thënë së shpesh po bie edhe sistemi kompjuterik për evidentimin e banorëve. Zyrtarisht, akoma asgjë nuk është konfirmuar lidhur me këto ankesa të qytetarëve shqiptarë.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Si u zbardh krimi makabër ndaj Renis Dobrës, 4 autorët e krimit nuk ishin të veshur si policë
- Inter dhe Atletico Madrid në garë për Ademola Lookman
- Leverkuseni refuzon ofertën e parë të sheikëve, Granit Xhaka pret vendimin final
- Gjiganti italian mendon për transferimin e Marcus Rashford
- “Nuk mundeni o të nderum…”/ Reagimi i Rron Gjinovcit për Gjykatën Speciale dhe Gjykatën Supreme
- Ulje e temperaturave dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
- Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh në Ballkan se Kosovën
- Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed