Në gjithë vendin deri më tani janë aplikuar 1.332.658 vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 579.358 qytetarë. Vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 14,159 qytetarë, 3621prej të cilëve e kanë pranuar dozën e parë. Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës së vaksinuar me të paktën një dozë është e moshës mbi 40 vjeç, ndërsa 29% janë të moshës mes 18 dhe 39 vjeç. Shtojnë se procesi i vaksinimit po rrjedh pa pengesa, ndërsa qytetarët në pikat e vaksinimit mund të imunizohen pa termin. Fëmijëve të moshës 12 deri 18 vjeç, për t’u vaksinuar u duhet leje nga prindërit. Në fund nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se vetëm përmes vaksinimit të plotë mund të parandalohet forma e rëndë e infektimit, ndërsa po ashtu ulen gjasat për infektim dhe vdekje.
Data 31.05.2025
Aktuale
- Revolucioni i inteligjencës artificiale: Gemini revolucionarizon Google Workspace
- Osmani: Zhbërja e Inspektoratit, hap i fundit për shuarjen e institucionit të vetëm për zbatimin e shqipes
- VLEN: Bashkëpunimi me Universitetin Ballkanin proces i avancimit shkencor në dobi të mjedisit tonë!
- Policia e Kosovës ndërmerr veprime të forta në Mitrovicë – një arrestim dhe një lokal mbyllet
- U plagos me armë zjarri, i riu nga Mitrovica nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në spital
- Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë
- Ganiu: Apasiev–Arsovska–Bexheti po e mbajnë peng Shkupin dhe e ndëshkojnë Çairin
- Mickoski dhe Mexhiti: Pagesat e prapambetura në Inspektoratin e Gjuhëve do të realizohen