Opozita shqiptare në Tetovë do të kandidojë me Vullnet Murselin. Ky vendim u morr në Kuvendin e ASH-së në Tetovë.
“Ideja e fitores nuk është ideja e fitores të një emri të përvetshëm, por ideja e fitores së konceptit politik. Tetova e do ndryshimin dhe bashkë me qytetarët e Tetovës ne duhet ti themi stop talljes e nënqeshjes që na bëjnë këta që sa vite e qeverisin Komunën e Tetovës, duke na thënë se tani e kanë vendos ti thonë stop hajnisë”, tha Sela në fjalën e tij para kuvendarëve.
Kuvendarët votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale.