Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
Janë aplikuar gjithsej 1.280.332 doza të vaksinës, ndërsa 547.105 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 12.022 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.179 qytetarë.
53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
28% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.