Kosova ka shenuar rritje të madhe të rasteve me Covid-19 ditet e fundit dhe si pasojë e kësaj, Ministria e Shëndetësisë do të shyqrtojë miratimin e masave më strikte kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me anë të një njoftimi ku thuhet se nga data 1 deri më datën 13 shtator do të kthehet ora policore.
MASAT:
- Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
- Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
- Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
- Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
- Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
- Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.
Qeveria e Kosovës më 12 gushte ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht.