Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se janë duke e ndjekur situatën nëse masat e ndërmarra anti-Covid-19 do të kenë komplikime financiare. I pyetur nga TV21 nëse Qeveria është gati që të ndajë edhe një pako ekonomike për qytetarët dhe objektet hotelierike, Bytyqi me përgjigje: “Mendoj se për momentin jemi duke ndjek nëse masat e ndërmarra do të kenë komplikime financiare. Në të kaluarën kemi qenë vigjilent, kemi ndjek situatën dhe kemi ndërmarrë masa, nëse me të vërtet ka qenë e nevojshme. Gjithësesi masat janë të përkohshme, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se e kishëm të patjetërsueshme për t’i bërë. Nëse ka nevojë, gjithsesi do të flasim me Odat Ekonomike, me afaristët dhe do të shohim çfarë është mundësia momentale për ndihmë”.
TV21: Pako ekonomike vetëm ndaj qytetarëve dhe hotelierëve apo vetëm ndaj hotelierëve?
Bytyqi: “Jo, besoj për ato të cilët janë gjysmë të prekur, ajo është hotelierët dhe objektet gastronomike. Jo për qytetarët sepse nuk e mendojmë për momentin se masat implikojnë që të ketë ndonjë impakt negativ tek qytetarët”./TV21