Ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit në katër vitet e kaluara kanë furnizuar më shumë se 130 automjete- mekanizim plotësisht me mjetet buxhetore të Qytetit të Shkupit, pa donacione dhe ndihmë, ka deklaruar sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Një pjesë e mekanizimit të furnizuar në Ndërmarrjet publike të qytetit sot është prezantuar në parkingun para Qendrës sportive “Boris Trajkovski” që siç tha Shilegovi, tregon se paratë publike të qytetit shpenzohen në prioritete të vërteta dhe nevojat e duhura për qytetin e Shkupit.
“Shkupi ka nevojë për trafik më efikas, higjienë më efikase komunale dhe rregullim të gjelbërimit të ri. Për këtë shkak prioritete tona në periudhën e kaluar dhe periudhën që pason do të jetë përmirësimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve për punë dhe përmirësimi i shërbimeve që i ofrojnë Ndërmarrjet publike”, ka thënë Shilegov.
Ka përfunduar, ka thënë ai furnizimi i furgonëve të ri në NQP Shkup dhe NP “Lajka” ku për një mandat janë furnizuar mbi 150 automjete të reja komunale.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegovi ka thënë se nuk është prioritet i qytetit dhe administratës së qytetit që kryetari i komunës të blejë automjet zyrtar për nevojat e tij dhe se ai vozitet me makinë të vjetër dhjetë vite.
“Prioritet i qytetit është të shpenzojmë paratë publike mu për këtë, infrastrukturën komunale të qytetit tonë”, ka thënë Shilegovi.
Në periudhën që pason, siç tha ai, do të fokusohemi në rritjen e furnizimit të NP ‘Parqe dhe gjelbërime’ dhe NP ‘Rrugë dhe rrugica’ me qëllim të rritet cilësia e shërbimeve të atyre Ndërmarrjeve publike.