Interesimi për vaksinim ka arritur majat në çdo pikë vaksinimi të vendit. Personeli mjekësor po punon me kapacitet të plotë për të vaksinuar të gjithë qytetarët, të cilët kanë mundësi të zgjedhin llojin e vaksinës që duan të marrin. Por, meqë terminët janë hequr, shumë qytetarë janë tubuar duke pritur radhën për të marr një dozë. Në pikën e vaksinimin e vaksinimit në Kumanovë, disa prej qytetarëve ankohen se pritjet janë të gjata, por se nuk fajësojnë askënd sepse kanë pritur deri më tani të vaksinohen.
– Advertisements –
“Nuk është në rregull sepse ne jemi të sëmurë dhe të moshuar nuk mund të presim. Përse deri më tani nuk je vaksinuar me termin? U frikësuam dëgjonim që nuk janë efikase prandaj. E tani përse vendosët? Tani vendosëm se na thanë që nuk mund të shkojmë as në mjek as në shitore dhe prandaj.”
“Sigurisht do të më duhet të pres nja dy orë, ashtu më duket. E merr dozën e parë? Po. Përse nuk je vaksinuar deri më tani? Ah bre djalë, ka disa arsye, gruan nuk e kisha mirë dhe ajo ndërroi jetë. As unë nuk isha mirë pastaj dhe prita që të përmirësohem.”
“Deri më tani nuk jam vaksinuar se kam 2 muaj që pres termin përmes mjekut amë, prandaj tani erdha se dëgjuam përmes televizioneve se po japin vaksina pa terminë dhe po presim radhën.”
Autoritetet shëndetësore thonë se ka sasi të mjaftueshme rezervë të disa llojeve të vaksinave anti kovid.
“Ndërkohë që radhë të gjata po priten te pika e vaksinimit, furnizimet pandërprerë po vijnë vaksina të llojeve të ndryshme nga qendra këtu në pikën e vaksinimit në Kumanovë”
Në këtë punkt të vetëm të këtij rajoni veri-lindor të vendit jepen mbi 1 mijë vaksina në ditë. Përveç qytetarëve të grup moshave të ndryshme, edhe nga personeli mjekësor po vaksinohen. Mantel bardhët apelojnë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen për të arritur imunitetin kolektiv brenda një muaji.
Sot vendosa të vaksinohem për të mirën time dhe shëndetin e familjes sime dhe gjithë rrethit. Të dalin dhe të vaksinohen, nuk është asgjë tragjike, nuk është se ka dhimbje por është në të mirën e të gjithëve”, theksoi Elizabeta Garevska, mjeke e posa vaksinuar.
Nga drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe se të gjithë të interesuarit do të shërbehen në kohë. Drejtori Faruk Halili tha se nga java e ardhshme do të punojnë me dy turne.
Momentalisht funksionon vetëm ndërrimi i parë sepse ka shumë infermiere dhe mjeke që janë në pushim vjetor, ka edhe të tjera që janë në pushim mjekësor, për atë arsye këto ditë kemi vazhduar vetëm me një ndërrim, por javës së ardhshme planifikojmë që të fillojmë me dy ndërrime se ato kthehen në punë kështu që kompletohet ekipi mjekëve. Orari do të jetë nga ora 8 deri në orën 20 me ndërrimin e dytë”, tha Faruk Halili, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën dy javore të personave të vaksinuar, që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në periudhën nga 06-19 gusht, në të gjithë territorin e vendit me Covid-19 janë diagnostikuar 9.881 qytetarë, ndërsa 15 për qind prej tyre kanë qenë të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht 1.507 persona. Sipas statistikës ka vetëm 9% apo 724 persona të vaksinuar të shtrirë në spital për trajtim shëndetësorë nga Covid-19. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se procesi i vaksinimit po ecën rrjedhshëm në të gjithë vendin nga fluksi i shtuar i qytetarëve të interesuar për imunizim. Përveç efektit të masave të reja preventive hyrja në valën e katër të pandemisë ka bërë që afër 17 mijë qytetarë të vaksinohen brenda 24 orëve të fundit. Autoritete shëndetësore thonë se tani më jemi në javën e dytë të këtij trendi intensiv të imunizimit, por në total vetëm 35% e popullsisë është vaksinuar me dy doza.
Adnan Qaili